Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Ambient dhe Planifikim hapsinor të Kuvendit të Kosovës
, 07.02.2006
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Ambient dhe Planifikim hapsinor i Kuvendit të Kosovës, të cilin e kryesoi Rifat Krasniq, kryetar i Komisonit, sot, ka mbajtur mbledhjen në të cilën, pikë kryesore ishte Raporti vjetor i punës për vitin 2005 i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim rural. Raportin njëvjeçar të punës për vitin 2005 e ka paraqitur zëvendësministri për bujqësi, pylltari dhe zhvillim rural, z. Tomë Hajdaraj.
Në këtë mbledhje, duke folur për punën e Ministrisë z. Hajdaraj, ndër të tjera, ka theksuar që, duke u nisur nga plani dhe programi i tij për veprim, kjo Ministri së bashku me gjashtë seksionet si dhe me 30 zyrat komunale të saja, ka përmbushur planin dhe programin në masë mjaft të konsiderueshme. Gjatë vitit të kaluar, në lëmin e bujqësisë dhe pylltarisë, nga ana e PSSP-së janë nënshkruar gjithsej tri Ligje, një Ligj është miratuar në Kuvendin e Kosovës, dhe është në pritje për tu nënshkruar nga ana e PSSP-së, dy Ligje janë miratuar në parim nga Kuvendi i Kosovës, se dhe janë pranuar edhe dy ligje të tjera, të cilat i janë dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim. Pos kësaj, vitin e kaluar, kjo Ministri në bashkëpunim me AER-in në tërësi ka realizuar gjithsejtë tetë projekte, prej të cilave më i rëndësishmi është Plani bujqësor gjithëpërfshirës i Kosovës.
Në vazhdim të ekspozesë, zëvendësministri z. Tomë Hajradaj, ka theksuar që shuma e buxhetit të kësaj ministrie është relativisht e vogël, në krahasim me vendet fqinje me të cilat kufizohet Kosova, dhe se Qeveria e Kosovës, gjatë vitit të kaluar, nuk ka subvencionuar disa prej prodhimeve bujqësore, gjithashtu, nuk ka eliminuar ose, së paku, zvogëluar doganën për disa prodhime bujqësore si dhe nuk ka bërë asgjë në lëmin e stimulimit të bujqve dhe në lëmin e zvogëlimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore të cilat prodhohen në Kosovë.