Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti drejtorin e Bordit të ICG-së, Abramovic
, 08.02.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot drejtorin e Bordit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), Morton Abramovic, i cili shoqërohej nga Paul Wiliams, drejtor i Programit për trajnime për negociatat dhe zonjën Jenifer Ober, drejtoreshë e këtij programi në Kosovë.
Është biseduar për zhvillimet në Kosovë, për përgatitjet për bisedime dhe për gjendjen në Kosovë pas përcaktimit të statusit të vendit.
Kryeparlamentari Daci ka vlerësuar interesimet e Grupit Ndërkombëtar të Krizave për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ai ka lavdëruar, ndërkaq, punën që ka bërë eksperti amerikan, Paul Wiliams, duke theksuar se institucionet e Kosovës do të kenë nevojë të përhershme për ndihmën e ekspertëve amerikanë.
Sa i përket vizionit për të ardhmen e vendit, Daci është shprehur se Kosova do të jetë një vend normal evropian.