Lajmet e fundit

Prof. dr. Fatmir Sejdiu priti drejtorin e Bordit të ICG-së, Morton Abramowitz

, 09.02.2006




Anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, prof. dr. Fatmir Sejdiu, priti sot drejtorin e Bordit të ICG-së, Morton Abramowitz, i cili shoqërohej nga Paul Wiliams, drejtor i Programit për trajnime për negociata. Në takim u diskutua rreth zhvillimit të proceseve aktuale për statusin përfundimtar të Kosovës.

Profesor Sejdiu me këtë rast shprehu falënderime për angazhimet e deritanishme të z. Abramowitz dhe të prof. Paul Wiliams për Kosovën, në aspektin e përshpejtimit të proceseve për njohjen ndërkombëtare të saj, si dhe për përkushtimin e mëtejmë të tyre në drejtim të realizimit të pavarësisë së Kosovës dhe ndërtimit të shoqërisë demokratike.

Fatmir Sejdiu u angazhua për njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ashtu siç ka insistuar me këmbëngulje Presidenti Rugova. Në këtë frymë ai çmoi lart edhe angazhimet e bashkësisë ndërkombëtare, që ky proces të përfundojë në pajtim me vullnetin e popullit të Kosovës.