Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për Arsim... organizoi një dëgjim publik
, 13.02.2006
Komisioni për Arsim, Shkencё , Teknologji, Kulturё , Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit, organizoi një dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr institucionet e kulturës, i cili tashmë është miratuar në parim nga ana e Kuvendit. Në debatin mjaft të frytshëm, nga përfaqësues të kryeministrisë dhe Ministrisë së Kulturës, si dhe të institucioneve të ndryshme të kulturës, u tha se ky projektligj paraqet një kornizë të mirëfilltë sa i përket kushteve dhe kritereve të themelimit të institucioneve të kulturës, si dhe rregullimit të veprimtarisë së tyre dhe obligimeve që kanë ndaj shoqërisë. Të gjithë diskutuesit angazhoheshin që ky ligj bazik i interesit të veçantë , të jetë sa më funksional e sa më gjithëpërfshirës në frymën e ruajtjes së traditës , por edhe të krijimit të hapësirës për ofrimin e zgjidhjeve bashkëkohore të punës së institucioneve të kulturës. Komisioni mirëpriti të gjitha vërejtjet që u dhanë, duke u zotuar se ato do të merren parasysh gjatë amendamentimit të mëtejmë të këtij Projektligji për aprovim në Kuvendin e Kosovës.