Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci dhe anëtarët e Kryesisë kanë pritur ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Karel De Gucht
, 16.02.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci bashkë me anëtarët e Kryesisë dhe kryetarin e Grupit parlamentar për Integrim, Sabit Rrahmani, ka pritur sot ministrin e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Karel De Gucht (njëherit kryesues i zyrës së OSBE-së), i cili shoqërohej nga zyrtarë të Qeverisë belge dhe të OSBE-së.
Është biseduar për përgatitjet e Kosovës për bisedime lidhur me statusin e vendit, për kryerjen e funksioneve të Parlamentit dhe për pozitën e OSBE-së në Kosovë, tash dhe pas përcaktimit të statusit të vendit.
Kryeparlamentari Daci fillimisht ka folur për përbërjen e Kuvendit të Kosovës, ku ka veçuar përfaqësimin e kënaqshëm të minoriteteve në legjislativin e vendit, madje në përqindje më të lartë se sa pjesëmarrja e tyre në numrin e përgjithshëm të popullsisë së Kosovës. Ai, ndërkaq, ka lavdëruar integrimin e pakicave në shoqërinë e Kosovës, me përjashtim të serbëve, duke shtuar se aktualisht vetëm dy deputetë serbë marrin pjesë në seancat e Kuvendit nga dhjetë vendet e rezervuara për këtë komunitet. Daci pastaj ka lavdëruar bashkëpunimin e institucioneve të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë, e ka vlerësuar fare të përgatitur Ekipin Negociator për statusin e vendit dhe ka theksuar unitetin e palëkundur dhe të plotë të pozitës dhe të opozitës për pavarësinë e vendit.
Kreu i legjislativit të vendit është shprehur optimist se Kosova do të jetë një shtet normal evropian. Ai, madje, ka theksuar se Kosova edhe gjatë dhjetë viteve të okupimit nga regjimi i Millosheviqit ka mbijetuar me vetorganizim, duke shtuar se në katër vitet e shkuara Kosova vetë e ka krijuar buxhetin e saj, të cilin ende nuk e menaxhon të tërin.
Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Karel De Gucht, ka shfaqur shpresën se do të gjendet një zgjidhje për statusin e Kosovës, e cila do të ishte stabilizuese për rajonin. Ai ka vënë në spikamë rëndësinë e përmbushjes së standardeve, sidomos të atij të decentralizimit dhe ka uruar që ekipi kosovar të marrë pjesë dhe të jetë unik në procesin e negociatave për statusin. Kryediplomati belg ka kërkuar përpjekje më mëdha të Kuvendit të Kosovës që t’i bind deputetë serbë që të kthehen në Parlament dhe që legjislativi ta mbikëqyrë me më efikasitet punën e ekzekutivit të vendit.
Zotëri De Gucht ka ngritur edhe çështjen e personave të pagjetur dhe ka thënë se OSBE ka marrë kërkesë nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar që të ndihmohet për zbardhjen e personave të zhdukur (rreth 2500), të të gjitha grupeve etnike në Kosovë. Ai, ndërkaq, ka dashur të dijë për qëndrimin kosovar lidhur me pozitën e OSBE-së në Kosovë, sot dhe në të ardhmen.
Kryetari i Kuvendit, Daci, është angazhuar që të zbardhet fati i të gjithë personave të pagjetur dhe ka shtuar se edhe minoritetet e kanë këtu historinë dhe pasurinë e tyre dhe se dëshirojmë të mbeten këtu.
Ne nuk kemi mandat tjetër pos të realizojmë vullnetin politik të popullit të Kosovës që është pavarësia, ka thënë Daci. Edhe pas pavarësisë së vendit në Kosovë do të jenë të pranishëm mekanizma ushtarak dhe civil ndërkombëtarë për të mbështetur dhe monitoruar proceset demokratike dhe garantuar realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të komuniteteve, ka theksuar kreu i legjislativit.
Ai është shprehur i prerë se Kosova më nuk do të pranojë administratorë dhe guvernatorë për vendin.
Edhe përfaqësuesit e minoriteteve, Yagcilar dhe Rrahmani kanë theksuar se minoritetet, të cilat i përfaqësojnë janë integruar në shoqërinë kosovare dhe se e mbështesin pavarësinë e vendit. Kryetari i Partisë Demokratike të Ashkanlinjve të Kosovës, Sabit Rrahmani, madje ka apeluar tek faktorët ndërkombëtarë që të mbështesin vullnetin e popullit të Kosovës për pavarësinë e vendit.