Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media

, 17.02.2006




Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Nekibe Kelmendi, kryetare e Komisionit, temë shqyrtimi kishte Projektligjin për përdorimin e Gjuhëve në Kosovë, si dhe Projektligjin për konfliktet administrative. Përkitazi me Projektligjin për përdorimin e Gjuhëve në Kosovë, u kërkua nga sponsoruesi- Ministria e Shërbimeve Publike, që të përgatisë Deklaratën financiare, nga e cila do të dihet sa çfarë do të jetë kostoja financiare me rastin e zbatimit të këtij ligji . Posa të marrë ketë deklaratë , Komisioni u zotua se do të procedojë këtë Projektligj në procedurë të mëtejme. Kostoja financiare, si u tha këtu, ka të bëje veçanërisht me shtimin e numrit të mësimdhënësve në arsim, për të cilët është e nevojshme të caktohen të ardhura shtesë në buxhet.
Mbledhja e Komisionit  Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media