Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Daci priti zëvendësndihmësin e sekretarit gjeneral të NATO-së, James Pardew
, 22.02.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot zëvendësndihmësin e sekretarit gjeneral të NATO-së për operacione amerikane, ambasadorin James Pardew dhe ka biseduar me të për çështje të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për marrëdhëniet me NATO-n pas statusit të vendit.
Duke e njoftuar ambasadorin Pardew me gjendjen në Kosovë, në kohën e bisedimeve për statusin, kryeparlamentari Daci ka thënë se institucionet e vendit në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë në Kosovë, kanë krijuar një gjendje politike stabile. Ai është shprehur optimist se kjo qetësi dhe ky stabilitet politik do të ruhet falë mbështetjes së qytetarëve dhe ndihmës së KFOR-it.
Pas takimit Daci u ka deklaruar gazetarëve se nuk është biseduar për statusin, por është folur për pikëpamjet e palës kosovare për angazhimin dhe statusin e forcave të NATO-s pas përcaktimit të statusit të vendit, si vizion dhe mesazh për paqe e për stabilitet në Kosovë dhe në Rajon.
Siguria në Kosovë dhe Rajon është shumë e rëndësishme, sidomos gjatë kohës së bisedimeve për statusin, ka thënë zëvendësndihmësi i sekretarit gjeneral të NATO-së për operacione amerikane, ambasadori James Pardew. Ai ka pohuar se NATO do ta ruajë kapacitetin e plotë në Kosovë.