Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Gatishmëri dhe Emergjencë
, 22.02.2006
Menjëherë pas rrëshqitjes së dheut në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, Departamenti për Gatishmëri Emergjente i Ministrisë së Shërbimeve Publike mori të gjitha masat e nevojshme për ta sanuar gjendjen dhe për të evituar rreziqet e mundshme për njerëzit dhe pasuritë materiale. Në këto veprime ai kishte bashkëpunim edhe me TMK-në dhe KFOR-in. Efektshmërinë në sanimin e gjendjes e ngadalësonin vështirësitë në koordinimin e punëve, mos përcaktimi i duhur i kompetencave, që vinin nga faktorë të ndryshëm, të cilit kanë si burim faktin që Kosova nuk ka ligj bazik lidhur me fatkeqësitë elementare. Mirëpo, në këtë ndikon edhe fakti që fondet dhe pajisjet për këso situata përgjithësisht janë shumë modeste në Kosovë. Sa i përket karakterit emergjent, ky Departament i ka kryer punët, ndërsa punët tjera me kohë i morën Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe kryesi i punëve.
Këto ishin disa nga konstatimet e mbledhjes së sotme të Komisionit për Gatishmëri dhe Emergjencë i Kuvendit të Kosovës , të kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, me rastin e shqyrtimit të Raportit të Departamentit për Gatishmëri Emergjente lidhur me bllokimin e rrugës Kaçanik-Hani e Elezit, të paraqitur nga udhëheqja e këtij Departamenti, në krye me drejtorin e këtij Departamenti, Bislim Zyrapi . Të pranishmit shprehën shqetësimin me rastin e bllokimit të kësaj arterie aq të rëndësishme për qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave, si dhe me ngadalësimin e punëve për aftësimin e saj.
Vëmendja e Komisionit u përqendrua edhe në dëmet që po shkaktojnë shirat e fundit në Kosovë, të cilat po shkaktojnë dëme në Rrafshin e Dukagjinit, madje edhe më gjerë. Edhe në këtë rast Departamenti për Gatishmëri Emergjente ka ndërmarrë masa për sanimin e gjendjes, madje në disa raste edhe duke evakuuar popullsinë nga vendet më të rrezikuara.