Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti në delegacioni të PPD-së

, 22.02.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot një delegacion të Partisë për Prosperitet Demokratik, të kryesuar nga Abdyladi Veseli dhe ka biseduar me të për zhvillimet në Kosovë dhe në Maqedoni, si dhe për bashkëpunimin ndërmjet të dy vendeve dhe proceset e integrimit.

Kryeparlamentari Daci e ka njoftuar delegacionin e PPD-së me punën dhe përbërjen e Kuvendit të Kosovës dhe me unitetin e klasës politike të Kosovës për realizimin e vullnetit politik të popullit, që është pavarësia e Kosovës.

Përfaqësuesit e Partisë për Prosperitet Demokrtatik, e cila participin në Parlamentin e Maqedonisë, e kanë njoftuar kryeparlamentarin Daci me problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Maqedonisë. Eshtë pohuar se aktualisht të gjithë shqiptarët e kanë shikimin te pavarësia e Kosovës, kurse PPD-ja është përpjekur pareshtur t’i bind krerët shtetëror të Shkupit se pavarësia e Kosovës është favor edhe për Maqedoninë, sepse të dy vendet dëshirojnë të jenë pjesë e Unionit Evropian dhe të strukturave të NATO-s.

Kreu i legjislativit të vendit, Daci, ka vlerësuar kontributin që ka dhënë PPD-ja për stabilitetin e Maqedonisë dhe për forcimin e lidhjeve me Kosovën. Ai ka pohuar se institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë të interesuar për stabilitetin e Maqedonisë dhe për bashkëpunim gjithëpërfshirës, sidomos të ekonomive komplementare të të dy vendeve. Daci, ndërkaq, është shprehur për mos ndryshimin e kufijve të Kosovës, por as të atyre të Maqedonisë, të përcaktuar në vitin 1974, duke theksuar se shenjëzimi i kufirit ndërmjet të dy vendeve mund të bëhet, nëse ka nevojë, vetëm pas përcaktimit të statusit të Kosovës.

Profesor Daci ka premtuar mbështetjen e veprimeve institucionale të subjekteve shqiptare në Maqedoni, duke uruar që të ndërpritet procesi i imtësimit të forcës politike të tyre. Ai ka deklaruar gjithashtu se përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë çdo herë janë të mirëpritur në Prishtinë.
Kryeparlamentari Daci priti në delegacioni të PPD-së