Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Paet

, 24.02.2006




Rrjedhat politike, zhvillimet aktuale rreth procesit të statusit të Kosovës, decentralizimi, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Estonisë dhe Kosovës, ishin tema thelbësore të takimit të sotëm të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, z. Urmas Paet me bashkëpunëtorë. Nisur nga fakti se Estonia këto ditë shënon tetë vjetorin e pavarësisë, kryeparlamentari Daci i përgëzoi ministrin Paet për këtë përvjetor. Në këtë frymë, theksoi ai, na janë shumë të nevojshme informatat e institucioneve të këtij vendi për të gjitha zhvillimet, sidomos të rrugës së ndjekur për të hyrë në Unionin Evropian, drejt të cilit është e drejtuar edhe Kosova. Kreu i legjislativit të Kosovës shprehu falënderimet e tij edhe për kontributin që japin në Kosovë pjesëtarët e KFOR-it nga Estonia.

Ishte konstatim i dyanshëm se ndërmjet Estonisë dhe Kosovës ka shumë gjëra të ngjashme, shumëçka që i bashkon në rrugën e mëtejme të prosperitetit e të bashkëpunimit. Ekzistojnë mundësi të gjera për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, por kjo mund të shtrihet edhe në fusha të tjera, siç janë lëmenjtë shkencorë, kulturorë dhe ekonomik.
Kryeparlamentari Daci priti ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Urmas Paet