Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 01.03.2006
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, shqyrtoi Projektligjin për institucionet e kulturës, me raportin e Komisionit funksional-Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, me amendamente, si dhe Projektligjin për veprimtarinë botuese dhe librin, me raportin e Komisionit të njëjtë funksional. Komisioni konstatoi se këto projektligje nuk kanë implikime buxhetore. Nisur nga kjo, u dha pëlqimi për procedim të mëtejmë të këtyre dy projektligjeve në Kuvend.