Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar për Gatishmëri dhe Emergjencë vizitoi Inspektoratin Policor të Kosovës
, 01.03.2006
Komisioni Parlamentar për Gatishmëri dhe Emergjencë, i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Naim Maloku, kryetar i Komisionit, vizitoi sot Inspektoratin Policor të Kosovës. Bashkë me anëtarët e Komisionit ishin edhe Mahir Jagxhillar, anëtar i Kryesisë së Kuvendit, Gjylnaze Syla, kryetare e Grupit Parlamentar të AAK-së, si dhe Xhezair Murati, shef i Grupi 6 +. Nga zyrtarët e këtij inspektorati Komisioni u njoftua lidhur me punën dhe zhvillimin e këtij Inspektorati,strukturën e punëtorëve,buxhetin, trajnimet , si dhe me çështje tjera të funksionimit të tij. Me këtë rast u prezantua edhe Projekti implementues i Inspektoratit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Një ditë më parë Komisioni ishte në një vizitë edhe në Shkollën e Policisë në Vushtrri. Gjatë kësaj vizite Komisioni u njoftua për së afërmi lidhur me veprimtarinë e frytshme të kësaj shkolle.