Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim rural, Ambient dhe Planifikim hapësinor të Kuvendit të Kosovës
, 01.03.2006
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Ambient dhe Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës të cilin e kryesoi Rifat Krasniq, kryetar i Komisionit,mbajti sot mbledhjen në të cilën pikë kryesore e rendit të ditës ishte Raporti njëvjeçar i punës për vitin 2005 i Ministrisë për Ambient dhe Planifikim Hapësinor. Raporti i punës njëvjeçar, i theksuar më lartë, është paraqitur nga ana e zëvendësministrit për ambient dhe planifikim hapësinor z. Merxhan Abdyli.
Në mbledhjen e cekur, duke folur për punën njëvjeçare të Ministrisë së përmendur, z. Abdyli ndër të tjera pohoj se duke u nisur nga plani dhe programi i vet njëvjeçar, kjo ministri kryesisht e ka përmbushur planin dhe programin e vet. Gjatë vitit të kaluar nga fushë veprimtaria e kësaj Ministrie, në parim janë miratuar dy ligje nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe se janë përgatitur edhe pesë projektligje të tjera, të cilat i janë dërguar Kuvendit të Kosovës për miratim. Krahas kësaj, gjatë vitit të kaluar, nga kjo Ministri janë nxjerrë gjithsej 21 udhëzim administrativ.
Në vazhdim të raportit të tij, z. Abdyli ka theksuar që gjatë vitit të kaluar, brenda kornizave të Projektit për banimet sociale në komunat Malishevë, Klinë dhe Mitrovicë janë ndërtuar ndërtesat banesore, në të cilat strehim kanë gjetur popullata më e rrezikuar, dhe se në komunën Shtërpce janë ndërtuar gjithsejtë 20 shtëpi. Krahas kësaj, kjo Ministri në tërësi ka përfunduar punët në Projektin e Hades, ndërsa pjesërisht i ka përmbushur detyrimet lidhur me Projektin e Plemetinit. Gjithashtu lidhur me kornizën e përmbushjes të Standardit VI, që ka të bëjë me të drejtat në pronësi, janë arritur rezultate të lakmueshme.