Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 02.03.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, kishte sot një takim me përfaqësuesit e Zyrës së Revizorit Gjeneral lidhur me Raportin e Revizionit në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës për vitin 2004. U vlerësua se raporti ngërthen mënyrë mjaft të mirë raportimi, është konkret, shoqëruar me vërejtje dhe konkludime. Në këtë vështrim u tha se vërehen zhvillime inkurajuese në dhënien e pasqyrave financiare. Vëmendja e diskutueseve u përqendrua në një bashkëpunim edhe më të dendur në relacionin auditimet e brendshme të agjensioneve shpenzuese -Zyra e Auditorit Gjeneral – Kommisioni për Buxhet dhe Financa. Pjesëmarrësit tërhoqën vërejtjen se disa agjenci shpenzuese ende nuk kanë auditime të brendshme, madje nga ana e disa agjensioneve as nuk bëhen plane vjetore të auditimeve. Ata ishin unik në konstatimin se dalëngadalë po vihet rregull në sistemin buxhetor dhe në auditim, ndaj ekzistojnë kushte që edhe raportet për revizionin e buxhetit të vitit paraprak të jepen në një afat sa më optimal.
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa