Lajmet e fundit
Shqyrtim publik i Projektligjit për Operën, Baletin dhe Filarmoninë e Kosovës
, 02.03.2006
Ligji i Operës, Baletit dhe i Filarmonisë së Kosovës është më se i nevojshëm. Mirëpo, ndonëse në parim është aprovuar para një kohe të konsiderueshme në Kuvendin e Kosovës, Projektligji i kësaj fushe mjaft të rëndësishme është vonuar shumë. Projektligji i përmendur edhe pse ka bazën e mirë, ai në fazën e mëtejme të paraqitjes së amendamenteve dhe të sugjerimeve është e nevojshme të përpunohet, të plotësohet dhe të përmirësohet, në mënyrë që të jetë sa më i përkryer, dhe të japë perspektivë në punën dhe veprimtarinë e mëtejme.
Këto janë vetëm disa nga konstatimet e dëgjimit të sotëm publik, të cilin e ka organizuar Komisioni i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë, Kulturës, Rinisë dhe i Sportit i Kuvendit të Kosovës, të cilin e ka kryesuar Nimon Alimusaj, nënkryetar i parë i Komisionit, përkitazi me projektligjin e Operës, Baletit dhe të Filarmonisë së Kosovës.