Lajmet e fundit

Një delegacion i Grave Deputete të Kosovës vizitojnë Zvicrën

, 03.03.2006




Grupi joformal i Grave Deputete të Kosovës, në takimin e sotëm, përcaktoi strategjinë e punës dhe angazhimet njëvjeçare që janë të lidhura me procesin aktual politik, me theks të veçantë interesat e gruas. Po ashtu, u raportua për pjesëmarrjen e suksesshme në Konferencën Rajonale të organizuar nga ana e Paktit të Stabilitetit, me temë “ Të mësojmë gjatë gjithë jetës”.

Javën e ardhshme këtë grup deputetesh i pret edhe një veprimtari ndërkombëtare. Me ftesën e ministres së Punëve të Jashtme të Zvicrës, Micheline Calmy – Rey, 10 deputete do të vizitojnë Parlamentin Federal të këtij vendi. Ftesa është bërë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas- 8 Marsit. Gratë deputete gjatë vizitës në Parlament do të do të kenë takime të veçanta me deputete dhe komisione parlamentare.