Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të Forumit te Rinisë së LDK

, 06.03.2006




Në kuadër të aktiviteteve të rregullta, sot, Kryetari i Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci priti një delegacion të Kryesisë së Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët i shprehën përkrahje për punën e deritashme dhe për punët në vijim. Kryetari Daci, duke iu drejtuar këtij delegacioni , tha se ata duhet të jenë të qetë se ai në asnjë mënyrë nuk do t’ i lëshojë radhët e LDK-së, sepse kjo është partia ku ka kontribuar tash e gjashtëmbëdhjetë vjet dhe se i përgatitur do ta presë seancën plenare, ku do të thuhet e gjithë e vërteta dhe se shumë i qetë e i përkushtuar do të presë zgjedhjet partiake, kur me votën e lirë do t’ i kthejë dinjitetin LDK-së, duke ia afirmuar vlerat e lëvizjes gjithë popullore drejt pavarësisë së Kosovës. Këto që po ndodhin janë kaluese dhe vijnë nga ato forca që gjatë luftës e shpallën të vdekur Presidentin Rugova, vijnë nga njerëzit që tash e shumë vjet nuk i janë nënshtruar asnjë procesi zgjedhor. Me rëndësi është që ju ta ruani besimin, t’ i ndiqni procedurat dhe të punoni fuqimisht për të ardhmen e Kosovës. Unë gjithmonë do të jem me ju kudo që gjendem, ndërsa është shumë e rëndësishme kjo përkrahje morale që po ma jepni, e cila dëshmon se të gjithë ne jemi në rrugë të drejtë.
Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të Forumit te Rinisë së LDK