Lajmet e fundit

Komisioni Legjislativ viziton Burgun e Dubravës

, 07.03.2006




Një delegacion i Komisionit Prlamentar për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetues, i udhëhequr nga Hydajet Hyseni, kryetar i komisionit, ka vizituar sot Burgun e Dubravës, për t’ u njoftuar me kushtet në të cilat vuajnë dënimin të burgosurit.

Anëtarët e Komisionit Legjislativ, të cilët i shoqëronte deputeti Nait Hasani, ish- i burgosur politik, me nismën e të cilit është realizuar kjo vizitë, kanë biseduar me personelin e burgut për kushtet e jetës të të burgosurve në këtë shtëpi ndëshkuese- korrektuese dhe kanë dëgjuar vërejtjet dhe ankesat e të burgosurve, të cilat herë pas here kanë depërtuar në opinionin e Kosovës.

Delegacioni i deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë ngrënë drekë në restorantin e Burgut të Dubravës, për t’ u bindur për cilësinë e ushqimit për të burgosurit.