Lajmet e fundit

Takim i kryetarit të Kuvendit me një delegacion nga Kryesia e LDK-së në Viti

, 08.03.2006




Një delegacion nga Kryesia e LDK-së në Viti i shprehën sot përkrahje të plotë në rrugën e tij, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Në takim ata theksuan se deputetët e kësaj komune do të votojnë pro akademik Nexhat Dacit, si në Grupin Parlamentar të LDK-së në takimin e nesërm, ashtu edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në këtë takim ky delegacion dha propozimin që Nexhat Daci të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, sepse vetëm kështu kjo parti , përkatësisht lëvizje gjithë popullore mund të ruajë idealet e Presidentit historik dhe shpirtëror, Rugova. Vetëm me Dacin dhe njerëz si ky, LDK do të jetë parti e parë ë Kosovës , ndërsa në të kundërtën ajo do të fraksionohet dhe do të zhduket nga skena politike e Kosovës, theksuan anëtarët e këtij delegacioni.
Takim i kryetarit të Kuvendit me një delegacion nga Kryesia e LDK-së në Viti