Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Amerikane në Kosovë, Phillip Goldberg
, 13.03.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në ditën e tij të parë të punës në funksionin me përgjegjësi në të cilin është zgjedhur, ka pritur shefin e Zyrës Amerikane në Kosovë, Phillip Goldberg dhe ka këmbyer me te pikëpamje për zhvillimet më të reja në Kosovë dhe për perspektivat e procesit të cilin po e kalon vendi.
Ndihma e SHBA-ve
Kryeparlamentari Berisha e ka vlerësuar shumë të rëndësishme mbështetjen e SHBA-ve për Kosovën dhe është shprehur i lumtur që me përfaqësuesin amerikan takohet që në ditën e parë të punës në kreun e Kuvendit.
Mbështetje për kryetarn e porsazgjedhur të Kuvendit
Shefi i Zyrës Amerikane në Kosovë, Phillip Goldberg duke i dhënë mbështetje kryetarit të porsazgjedhur të Kuvendit të Kosovës, është shprehur se dyert e zyrës së tij do të jenë përherë të hapura për te e për miqtë të tjerë në institucionet e Kosovës.
Më shumë se takim përurues
Zotëri Berisha u ka deklaruar gazetarëve se takimi me diplomatin amerikan gjithsesi ishte më shumë se përurues, sepse në te shprehet mbështetja për Kosovën dhe për procesin politik dhe demokratik të vendit. Ai ka premtuar se do të jetë i sinqertë dhe bashkëpunues me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me SHBA-të.
Bashkë për statusin
Do të jemi bashkë, sidomos, për sa i përket bisedimeve për statusin e Kosovës, ka thënë kryeparlamentari Berisha në takim me shefin e Zyrës Amerikane, Phillip Goldberg