Lajmet e fundit

Mbledhje e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 14.03.2006




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës , në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për konfliktet administrative, me raportin e Komisionit Funksional - Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media, me amendamente. Pjesëmarrësit konstatuan se ky projektligj nuk ka implikime buxhetore, ndaj edhe u propozua që ai të procedohet për aprovim në Kuvend.

Komisioni kishte në rendin e ditës edhe shqyrtimin e Raportit të punës së Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2005, si dhe Raportin financiar të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit për vitin 2005. Përkitazi me këto dy raporte u tha se ato nuk janë komplete , ndaj pasi të plotësohen nga këto dy institucione, sipas vërejtjeve të bëra, raportet do të shqyrtohen në një mbledhje të ardhshme të këtij Komisioni.

Mbledhje e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa