Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Misionit të Shqipërisë në Kosovë, Bujar Muharremi

, 14.03.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefin e Misionit të Shqipërisë në Kosovë, Bujar Muharremi, i cili e ka uruar zotëri Berishën për detyrën me përgjegjësi që ka marrë dhe i ka dëshiruar punë të suksesshme në kreun e legjislativit të Kosovës.

Muharremi sjell urimet e kreut shqiptar

Diplomati shqiptar me këtë rast i sjellë kreut të ri të Kuvendit të Kosovës urimet e presidentit Moisiu, të kryeministrit Berisha dhe të kryepaplamentares Topalli, bashkë me dëshirën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të institucioneve dhe të popullit të Shqipërisë dhe Kosovës.

Vizitën e  parë jashtë vendit Berisha do ta bëjë në Shqipëri

Kryeparlamentari Berisha, duke e falënderuar shefin e Misionit të Shqipërisë për mesazhet e ngrohta, e ka njoftuar atë se vizitën e parë të tij jashtë vendit do ta bëjë në Shqipëri, për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe të Shqipërisë, sidomos ndërmjet të dy parlamenteve.

Çështja e Kosovës do të jetë prioritet të politikës së Shqipërisë

Nga ana e tij shefi i Misionit të Shqipërisë, Bujar Muharremi, duke vlerësuar personalitetin e kryeparlamentarit Berisha, është shprehur i bindur se në këtë vit vendimtar për statusin e vendit, Kuvendi i Kosovës do vazhdojë të jetë një tempull i demokracisë, në të cilin do të trajtohen të gjitha problemet të cilat i shqetësojnë institucionet dhe popullin e Kosovës. Ai ka thënë se Shqipëria do të vazhdoj ta ketë çështjen e Kosovës prioritet të politikës së saj.

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Misionit të Shqipërisë në Kosovë, Bujar Muharremi