Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti koordinatorin e Paktit të Stabilitetit, Erhard Busek
, 15.03.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot koordinatorin e Paktit të Stabilitetit të Evropës Juglindore, Erhard Busek dhe ka biseduar me të për zhvillimet në Kosovë dhe për bashkëpunimin institucioneve të Kosovës me Paktin e Stabilitetit dhe me mekanizmat tjerë evropianë.
Berisha ka falënderuar për ndihmën
Berisha ka falënderuar për ndihmën që Pakti i Stabilitetit i ka dhënë Kosovës me gjithë pengesat që shkakton statusi ende i pazgjidhur i Kosovës.
Nnteresim i Paktit të Stabilitetit për demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të Kosovës
Zotëri Busek ka shprehur interesimin e Paktit të Stabilitetit për demokratizimin e shoqërisë dhe të institucioneve të Kosovës, sidomos ka theksuar bashkëpunimin ndërparlamentar me vendet e Evropës në kuadër të programit “Bashkëpunimi parlamentar” dhe mitingut ndërparlamentar “KOZAK”, takimi i radhës i të cilit mbahet në Vjenë, në muajin qershor. Lidhur me mundësitë e gjera të bashkëpunimit, Busek është shprehur i gatshëm për të dhënë sqarime edhe para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Duke e falënderuar për vizitën dhe përgëzimet për postin në të cilin është zgjedhur, kryeparlamentari Berisha e ka garantuar zotin Busek për vendosmërinë e Kuvendit dhe të institucioneve të tjera për bashkëpunim sa më të afërm me Paktin e Stabilitetit, me parlamentet dhe me institucionet tjera të Evropës.