Lajmet e fundit
Nga punimet e Seancës Plenare
, 16.03.2006
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme të drejtuar nga Kolë Berisha , kryetar i Kuvendit, kanë miratuar Projektligjin për veprimtarinë botuese dhe librin dhe Ligjin për konfliktet administrative, kurse për herë të parë kanë shqyrtuar: Projektligjin për efiçencën e energjisë, atë për Sigurinë në komunikacionin rrugor dhe atë për Parandalimin e pastrimit të parave.
Në po këtë seancë deputetët kanë miratuar rekomandimin e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Anëtarë të KGJK-së janë zgjedhur: Zait Xhemajli (nga Gjykata Supreme e Kosovës), Jelena Krivikapiq (Gjykata e Qarkut), Selim Nikçi (Gjykata Komunale), Ismet Kabashi (Prokuroria e Kosovës) dhe prof. dr. Enver Hasani ( Universiteti i Prishtinës).
Seanca ka vendosur që më 24 mars të raportohet për bisedimet e Vjenës dhe të debatohet për procesin negociator për përcaktimin e statusit të vendit..