Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Gjermane në Kosovë, Eugen Wollfarth

, 17.03.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefin e Zyrës Gjermane në Kosovë, Eugen Wollfarth dhe ka biseduar me te për punën e Kuvendit të Kosovë dhe për bashkëpunimin me Zyrën dhe Qeverinë Gjermane.

Berisha, në takim me diplomatin gjerman, ka thënë se do të angazhohet për përshpejtimin e aktivit ligjvënës dhe për përmirësimin e kushteve për punë të deputetëve. Ai ka vlerësuar ndihmën e Qeverisë dhe të popullit gjerman për Kosovën dhe ka shprehur interes për thellimin e bashkëpunimit me Bundestagun Gjerman.

Shefi i Zyrës Gjermane në Kosovë, Eugen Wollfarth, është shprehur se Qeveria Gjermane dhe Zyra, të cilën e udhëheq, i mbështesin ndryshimet në kreun e Kuvendi të Kosovës dhe në institucionet e tjera të vendit, me bindjen se kjo do të fuqizojë edhe më marrëdhëniet demokratike në Kosovë. Ai, ndërkaq, i ka thënë zotit Berisha se dyert e Zyrës Gjermane do të jenë përherë të hapura për kreun e Kuvendit dhe të institucioneve të tjera demokratike të Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Gjermane në Kosovë, Eugen Wollfarth