Lajmet e fundit

Kryeparlamentarit Kolë Berisha i arrijnë telegrame urimi

, 17.03.2006




Me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha po i arrijnë telegrame urimi nga përfaqësues të institucioneve nga vendi dhe bota, si dhe qytetarë të shumtë.

Kryeparlamentarin Berisha e kanë përgëzuar me urimet më të mira për sukses në këtë post të lartë ligjvënës: Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB së, Soren Jessen –Petersen, komandanti i KFOR-it, gjenerali Gjuzepe Valoto , presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, shefi i Shtyllës IV të UNMIK-ut, Joachim Rucker, shefi i Zyrës Gjermane në Prishtinë, Eugen Wollfarth, shefi i Zyrës së Bullgarisë në Kosovë, Nikollaj Kolev, shefi i Zyrës së Greqisë në Prishtinë, Nicolas D. Kanellos, shefja e fondacionit “Konrad-Adenauer”, dr. Kaludia Nolt, udhëheqësi i ekipit për projektin e financuar nga UE-ja në mbështetje Kuvendit të Kosovës, Jacques Roger – Machart, kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Rexhep Haxhimusa, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, dr. Besim Beqaj, kryetari i Bashkësive Shqiptare në Republikën e Kroacisë, Ton Marku, kryetari i Kryesisë së Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Iljaz Kurteshi, kryetari i institutit për hulumtime zhvillimore “Riinvest”, Muhamet Mustafa, drejtori i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, Sali Bashota, kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës të Prishtinës, Asllan Asllani etj.

Kryeparlamentari Kolë Berisha falënderon ngrohtësisht të gjitha ata që iu kanë drejtuar me urime, duke u zotuar se do të japë gjithçka nga vetja për avancimin e mëtejmë të punës së Parlamentit, si dhe të prosperitetit të vendit.

Kryeparlamentarit Kolë Berisha i arrijnë telegrame urimi