Lajmet e fundit
Berisha priti shefin e USAID-it në Kosovë, Jamashita
, 20.03.2006
Cila do të jetë ndihma në të ardhmen e USAID-it për Kuvendin e Kosovës, si do të ndërtohet një partneritet i vërtetë dhe se sa është i rëndësishëm mbështetja procedurale për miratimin e legjislacionit në këtë fazë të zhvillimit të Kosovës, ishin çështje që janë trajtuar në takimin që Kryeparlamentari Berisha ka pasur me shefin e USAI-it në Kosovë, Ken Jamashita.
Zotëri Jamashita është shprehur se në këtë fazë, në të cilën po përcaktohet statusi i vendit, është tepër e rëndësishme të vazhdojë ndihma e USAID-it për Kuvendin dhe institucionet e tjera të Kosovës. Ai ka pohuar se ka një mori projektesh për mbështetjen e Kuvendit, ndërkaq ka theksuar në mënyrë të veçantë ndihmën për sa i përket procedurave parlamentare për miratimin e legjislacionit. Ai ka pohuar gjithashtu se ka ofruar zonjën Elizabet Vingstron këshilltare politike për nevojat e Kuvendit të Kosovës ( të paguar nga USAID-i), detyrë të cilën mund ta fillojë që nesër. Ai ndërkaq ka vlerësuar punën e madhe të Institutit Nacional Demokratik (NDI) në mbështetje të legjislativit, por edhe të ekzekutivit dhe të gjyqësorit të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha duke falënderuar për mbështetjen nga USAID-i për Kuvendin dhe institucionet e tjera të Kosovës, është shprehur i gatshëm për ndërtimin e një partneriteti të mirëfilltë, sidomos sa i përket efikasitetit dhe cilësisë së punëve në Kuvendin e Kosovës