Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë, Ann –Sofie Nilsson

, 20.03.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë, Ann –Sofie Nilsson dhe ka biseduar me te për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.

Diplomatja suedeze, Ann –Sofie Nilsson, ka konfirmuar vullnetin e vendit të saj për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit demokratik. Pos ndihmës afatgjatë materiale dhe mbështetjes së institucioneve të Kosovës, ajo ka deklaruar edhe vullnetin e Suedisë për ta mbështetur Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane.

Kryeparlamentari Berisha e ka falënderuar zonjën Nilsson për ndihmën e popullit dhe Qeverisë së Suedisë për Kosovën dhe popullin e saj. Ai i ka vlerësuar përvojat demokratike të Suedisë dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë çka të mësojnë nga përvojat e këtij shteti skandinav.

Kryeparlamentari Berisha priti shefen e Zyrës Suedeze në Kosovë, Ann –Sofie Nilsson