Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti ambasadorin rus në Beograd, Aleksiev

, 20.03.2006




Kryeparlamentari Berisha ka pritur sot edhe ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Aleksiev, me të cilin ka biseduar për procesin nëpër të cilin po kalon Kosova dhe për bashkëpunimin për të përmbyllur me sukses çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

Zotëri Berisha i ka deklaruar diplomatit rus se Kuvendi dhe institucionet e tjera të Kosovës janë të hapura për bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, e në këtë kuadër edhe me Federatën Ruse. Ai e ka falënderuar për ndihmën e deritashme për Kosovën dhe ka kërkuar që Qeveria Ruse të ndikojë që deputetët serbë të kthehen në Kuvendin e Kosovës, sepse vetëm duke qenë brenda institucioneve, serbët mund të krijojnë ardhmëri më të mirë në Kosovës, është shprehur Berisha.

Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd, Aleksandër Aleksiev, ka përshëndetur gatishmërinë e kreut të legjislativit të Kosovës për bashkëpunim si dhe frymën e re të punës që ndjehet në Kuvendin e Kosovës. Qeveria Ruse përkrah procesin e negociatave për përcaktimin e statusit të Kosovës, është shprehur Aleksiev.
Kryeparlamentari Berisha priti ambasadorin rus në Beograd, Aleksiev