Lajmet e fundit

Seanca Plenare e 24 marsit u kushtohet bisedimeve për statusin e Kosovës

, 21.03.2006




Seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 24 mars dhe do t’i kushtohet bisedimeve të Vjenës për përcaktimin e statusit të vendit. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj të drejtuar nga Kolë Berisha, kryetar. Në këtë seancë, për bisedimet e Vjenës do të raportojnë kryesuesit e delegacionit të Kosovës: zëvendëskryeministri Lutfi Hairi dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi.

Ende nuk është e sigurt, ndërkaq, se si do të organizohet debati lidhur me bisedimet për përcaktimin e statusit. Për këtë çështje Kryesia do të konsultohet (të enjten) me shefat e grupeve parlamentare.

Kryeparlamentari Berisha e ka njoftuar Kryesinë me përmbajtjen e letrës së kryeadministratorit Petersen për auditimin financiar të Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Kryesisë nuk kanë votuar, por parimisht janë pajtuar me kërkesën e shefit të UNMIK-ut.

Kryesia ka shqyrtuar edhe propozimin e Grupit parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e deputetëve - anëtar të komisioneve parlamentare, kurse lidhur me kërkesën e Grupit parlamentar të PDK-së për interpelancë të Ministrit të transportit dhe telekomunikacionit, Qemajl Ahmeti, ka mbetur të vendoset në mbledhjen e së enjtes

Seanca Plenare e 24 marsit u kushtohet bisedimeve për statusin e Kosovës