Lajmet e fundit
Berisha - homazhe në dymujorin e vdekjes së presidentit Rugova
, 21.03.2006
Në dymujorin e vdekjes së presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i shoqëruar nga anëtarët e Kryesisë, Gazmend Muhaxheri e Mahir Yagcilar dhe bashkëpunëtorët nga stafi i tij, ka bërë homazhe tek varri i presidentit Rugova, duke u përulë dhe nderuar kujtimin për presidentin e ndjerë.
E ndjemë si obligim që sot, në dy mujorin e kalimit të presidenti Rugova në amshim, të vejmë një buqetë lulesh e ta përkujtojmë një fytyrë madhore, jo vetëm për shqiptaret e Kosovës, por për mbarë popullin shqiptar, u ka deklaruar kryeparlamentari Berisha gazetarëve, tek varrezat e dëshmorëve.