Lajmet e fundit
KABINETI I KRYEPARLAMENTARIT BERISHA
, 22.03.2006
Kryeparlamentari i Kosovës, Kolë Berisha, ka kompletuar një pjesë të stafit të Kabinetit të tij.
Këshilltar politik dhe ligjor do të jetë Ramë Manaj, jurist, ish-kryetar i KK të Klinës, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe këshilltar i deridjeshëm i presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Këshilltare nga USAID-i do të jetë Elisabeth Wickstrom-Bajrami, ndërsa në kabinetin e kryeparlamentarit do të jetë edhe një këshilltar nga OSBE-ja.
Këshilltar për ekonomi dhe për çështje civile do të jetë mr. But Dedaj, profesor i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ekspert në lëmin e integrimeve ekonomike evropiane, i specializuar në Arizona State University dhe në Universitetin e Amsterdamit, tash menaxhon zyrën e OJQ WUS-Austria në Prishtinë.
Shef i Kabinetit do të jetë Behxhet Haliti, gjuhëtar, ish-kryeredaktor i gazetës “Bota e re”, redaktor në “Rilindja” (“Bujku”), kryeredaktor i deridjeshëm i javores “Zëri”.
Në stafin teknik do të jenë edhe asistenti personal i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Selver Doda, gjuhëtar, dhe asistenti për siguri dhe ndërlidhje, Llukman Ismajli.