Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Greke në Kosovë, Nicolaos Kanellos
, 22.03.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot shefin e Zyrës Greke në Kosovë, Nicolaos Kanellos dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovë, për procesin negociator për përcaktimin e statusit të vendit dhe për ndihmën që mund të jap shteti grek për procesin.
Kryeparlamentari Berisha ka falënderuar për ndihmën që Greqia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj në periudha të rëndësishme dhe ka vlerësuar se duke qenë anëtare e Unionit Evropian dhe duke qenë afër Kosovës, në aspektin regjional, Greqia mund të ndihmojë shumë për sa i përket përcaktimit të statusit të Kosovës dhe procesit për anëtarësim në UE.
Shefi i Zyrës Greke në Kosovë, Nicolaos Kanellos duke e uruar kryeparlamentarin Berisha për postin me përgjegjësi që e ka marrë, ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për proceset pozitive në Kosovë, veçmas për procesin negociator për përcaktimin e statusit të vendit. Ai ka parë mundësi të gjëra të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, sidomos ndërmjet të dy parlamenteve.