Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e Zyrës Hungareze në Kosovë, Zoltan Imecs
, 23.03.2006
Shefi i Zyrës Hungareze në Kosovë, Zoltan Imecs, i ka shprehur kryeparlamentarit Berisha gatishmërinë vendit të tij për bashkëpunim gjithëpërfshirës me institucionet e Kosovës, sidomos me Kuvendin. Ai ka thënë se Qeveria e Hungarisë mbështet procesin negociator për përcaktimin e statusit të Kosovës dhe është e interesuar për mbarëvajtjen e bisedimeve të Vjenës. Imecs ka theksuar se Kosova do të jetë një vend demokratik shumetnik, në të cilin do të respektohen të drejtat e minoriteteve.
Kontaktet më të shpeshta të njerëzve të biznesit
Diplomati hungarez, duke shprehur mundësitë e mëdha të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dy vendeve i ka parë domosdoshme kontaktet më të shpeshta të njerëzve të biznesit, të investitorëve dhe të ekspertëve bankarë.
Për avancimin e njohurive të tyre demokratike të deputetëve
Sa i përket bashkëpunimit ndërmjet të dy parlamenteve Imecs ka thënë se për stërvitjen e deputetët të Kosovës dhe avancimin e njohurive të tyre demokratike mund të shfrytëzohen mjete financiare nga fondi hungarez “Qendra Demokratike”
Berisha falënderon për ndihmën e Hungarisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, duke e falënderuar Hungarinë për ndihmën dhënë Kosovës dhe popullit të saj, ka theksuar se kur ekziston interesim ndërmjet njerëzve dhe vendeve, gjithherë gjenden mundësi dhe forma të bashkëpunimit me interes reciprok. Unë e shoh këtë interesim, prandaj ju falënderoj sinqerisht, ka thënë Berisha, i cili ka shtuar se Hungaria si vend i Unionit Evropian mund ta ndihmojë Kosovën në shumë drejtime.