Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
, 27.03.2006
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për ushqimin, me raportin e komisionit funksional-Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente, Projektligjin për inspektoratin e produkteve të ndërtimit, me raportin e komisionit funksional- Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente, si dhe Projektligjin për mbrojtje nga zjarri, me raportin e komisionit funksional- Komisioni për Gatishmëri Emergjente, me amendamente. Me këtë rast u konstatua se Projektligji për inspektoratin e produkteve të ndërtimit dhe ai për Mbrojtje nga zjarri nuk kanë implikime buxhetore, ndaj u dha pëlqimi për procedim të mëtejmë të këtyre dy projektligjeve në Kuvendin e Kosovës. Ndërkaq, duke shqyrtuar koston e shpenzimeve për Projektligjin për ushqimin u tha se është e nevojshme që në këtë aspekt këtij Komisioni t’ i dorëzohet një argumentim më i gjerë lidhur me arsyeshmërinë e formimit të disa trupave në kuadër të Agjensionit të Ushqimit, sidomos kur është fjala për Grupin këshillëdhënës , dhe vetëm atëherë të merret vendimi për procedim të mëtejmë