Lajmet e fundit

Zgjedhjet komunale me lista të hapura

, 27.03.2006




Anëtarët e Forumit të Zgjedhjeve kanë prezantuar sot para anëtarëve të Komisionit për Çështje Juridike, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese Prpopzimrregulloren për zgjedhjet për kuvendet komunale dhe kanë dëgjuar vërejtjet e deputetëve për rregullativën e re për zgjedhjet.

E re është se zgjedhjet e ardhshme komunale do të bëhen me lista të hapura dhe me sistem proporcional.

Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë partinë a koalicionin partiak, si dhe të votojnë një a më shumë kandidatë në listën zgjedhore të subjektit të dhënë zgjedhor. Fuqia e partisë do të varet nga votat që i merr subjekti përkatës, kurse votat e kandidatëve në atë listë do të shërbejnë për radhitjen e kandidatëve në përbërjen e asambleve komunale.

Propozimrregullorja e UNMIK-ut për zgjedhjet komunale parashih stimulim të veçantë përfaqësues për minoritetet dhe gratë. Kështu ,30 përqindëshi për gratë garantohet edhe nëse kandidatet nuk fitojnë numrin e mjaftueshëm të votave.

Megjithëse anëtarët e Komisionit Legjislativ rregullativën e propozuar për zgjedhjet komunale e kanë vlerësuar avancim serioz në planin e demokratizimit të procesit zgjedhor, kanë paraqitur vërejtje të shumta në përmbajtjen e kësaj rregulloreje.

Lidhur me zërat, ndërkaq, se mund të shtyhen zgjedhjet komunale për shkak të procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës, kryetari i Komisionit, Hydajet Hyseni është shprehur: ”Më mirë le të përshpejtohet përcaktimi i statusit të vendit, se sa të shtyhen zgjedhjet komunale, sepse kjo do të ishte një mesazh i keq për qytetarët tanë”.

Komisioni Legjislativ, po në mbledhjen e sotme ka filluar shqyrtimin e Projektligjit kundër shpifjes.

Zgjedhjet komunale me lista të hapura