Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti kryeministrin Çeku

, 31.03.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot kryeministrin e Qeverisë së Kosovë, Agim Çeku dhe ka biseduar me të për avancimin e proceseve për Kosovën dhe përgjithësisht për bashkëpunimin ndërmjet legjislativit dhe ekzekutivit të vendit, në funksion të mbarëvajtjes së punëve. Puna e mirë e institucioneve reflektohet pozitivisht për statusin e vendit, janë pajtuar bashkëbiseduesit, kurse ndër çështjet me prioritet kanë theksuar nevojën e përshpejtimit të ritmit të punës për miratimin e ligjeve, sidomos të atyre bazike. Në këtë vështrim kryeministri Çeku ka pohuar se ekzistojnë rreth 26 projektligje, të cilat presin të shqyrtohen dhe të miratohen nga Kuvendi. Ai ka paralajmëruar ritëm edhe më të madh të punës së Qeverisë muajve të ardhshëm dhe ka kërkuar të ndiqet dinamika e Qeverisë sa i përket hartimit të legjislacionit. Çeku ka kërkuar që një seancë e veçantë t’i kushtohet miratimit të ligjeve që kanë të bëjnë me plotësimin e standardeve.

Berisha dhe Çeku kanë shprehur pikëpamje të njëjta për zhvillimet në Kosovë dhe për ardhmërinë e vendit, si dhe e kanë mbështetur punën e njëri tjetrit.

Kryeparlamentari Berisha priti kryeministrin Çeku