Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti kryetarin e partisë ORA, Surroi

, 03.04.2006




Kryetari i Partisë Reformiste ORA, Veton Surroi, i ka bërë sot një vizitë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, për ta përgëzuar për postin dhe për t’i dhënë mbështetje kursit të tij për dinamizmin e punëve dhe demokratizimin e raporteve në Kuvend. Si parti dhe si grup parlamentar ju mbështesim në punën e mirë që keni filluar, ka thënë Surroi, i cili ka premtuar se Partia Reformiste ORA dhe grupi parlamentar i saj do ta përkrahin kryeparlamentari Berisha për punë sa më të suksesshme të legjislativit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, duke falënderuar për urimet, ka premtuar se do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike dhe përfaqësuesit e tyre në Parlament, në funksion të mbarëvajtjes së punëve dhe realizimit të premtimeve dhënë qytetarëve të Kosovës.