Lajmet e fundit
Berisha ka pritur ambasadorin kinez në Beograd, Li Goubang
, 04.04.2006
Ambasadori i Republikës së Kinës në Beograd, Li Goubang, është interesuar për gjendjen politike dhe ekonomike në Kosovë, për negociatat e Vjenës dhe sidomos për punën e Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Berisha, duke sqaruar momentin politik nëpër të cilin po kalon Kosova në këtë fazë të përcaktimit të statusit për vendin, ka theksuar vështirësitë ekonomike, të cilat vijnë edhe për shkak të statusit të padefinuar dhe për pasojë edhe pamundësia e anëtarësimit në mekanizmat ekonomik-financiarë ndërkombëtarë.
Kina si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mund ta ndihmojë zgjidhjen më të shpejtë të çështjes së Kosovës, ka thënë Berisha. Kreu i legjislativit të vendit ka folur gjerësisht edhe për punën e Kuvendit në miratimin e legjislacionit për Kosovën.
Ambasadori i Republikës së Kinës në Beograd, Li Goubang, ka pohuar se Pekini zyrtar ndjek me vëmendje bisedimet të Vjenë për statusin e Kosovës. Ai ka theksuar se vendi i tij angazhohet për një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët dhe në këtë sens do të angazhohet edhe në Këshillin e sigurimit të OKB-së.