Lajmet e fundit

Berisha priti përfaqësuesin e Solanës, Torbjorn Sohlstrom

, 05.04.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot edhe përfaqësuesin e shefit të diplomacisë evropiane, Solana, zotëri Torbjorn Sohlstrom dhe ka biseduar me te për punën e Kuvendit të Kosovës dhe për bashkëpunimin e Bashkimit Evropian me institucionet e Kosovës.

Fillimisht i dërguari i Solanës, Solstrom ka shprehur kënaqësi për punën e mirë që ka filluar Berisha në krye të Kuvendit të Kosovës. Më pastaj ai ka kërkuar mendimin e kryeparlamentarit Berisha për rolin e BE-së në Kosovës, pas përcaktimit të statusit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka vlerësuar ndihmën e deritashme të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe është pajtuar se në të ardhmen, pos në planin e zhvillimit ekonomik, ndihma do të ishte shumë e nevojshme për mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe sundimin e ligjit.

Në këtë vështrim është parë e nevojshme që BE-ja të dërgojë një grup planifikues për të hetuar nevojat e Kosovës dhe ndihmën më të mirë që BE-ja mund të japë për institucionet e Kosovës, pas përcaktimit të statusit të vendit.

Berisha priti përfaqësuesin e Solanës, Torbjorn Sohlstrom