Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Berisha dhe anëtarët e Kryesisë në vizitë zyrtare në Shqipëri
, 06.04.2006
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kolë Berisha, do t’i prijë të premten delegacionit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë tri ditëve të qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të realizojë takime me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, me kryetarin e Këshillit të Ministrave, z. Sali Berisha, me ministrin e Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, si dhe me deputetë e përfaqësues të partive opozitare në Shqipëri.
Vizita realizohet me ftesë të kryeparlamentares Topalli.