Lajmet e fundit
Mbledhja Konstituive e Komisionit Ad- hoc për Media
, 11.04.2006
Sot, u bë konstituimi i Komisionit Ad- hoc për Media i Kuvendit të Kosovës. Fillimin e punës e udhëhoqi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha. Kryetar i Komisionit u zgjodh prof. dr. Sabri Hamiti, ndërsa zëvendës Emrush Xhemaili dhe Zlatica Kojunxhiqi. Në rendin e ditës së Komisionit ishte edhe shqyrtimi i propozimit të Komisionerit të Përkohshëm për Media, për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media. Në bazë të dispozitave ligjore, ky Komision, sipas propozimit të Komisionerit të Përkohshëm për Media, nga tetë anëtarët e propozuar i rekomandon Kuvendit të Kosovës të zgjedhë 4 anëtarë . Pas debatit për këtë çështje, të pranishmit u pajtuan që zgjedhja e anëtarëve, përkatësisht rekomandimi i tyre në Kuvend, të bëhet në mbledhjen e ardhshme të këtij Komisioni.