Lajmet e fundit

Berisha takon kryetarët e komisioneve

, 11.04.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka mbajtur sot një takim të përbashkët me kryetarët e komisioneve parlamentare dhe ka shqyrtuar me ta çështje që kanë të bëjnë me përshpejtimin e punëve për miratimin e disa ligjeve, të cilat lidhen me plotësimin e standardeve për Kosovën, që ka qenë kërkesë, kohë më parë, edhe e kryeministrit Çeku. Është kërkuar punë e përkushtuar, më dinamike dhe më kreative e komisioneve për shqyrtimin dhe amendamentimin e projektligjeve.

Vëmendje e veçantë në takim i është kushtuar disa ligjeve dhe projektligjeve të cilat janë miratuar ose kanë kaluar shqyrtimin e parë, por për të cilat ka pasur vërejtje dhe është kërkuar që të rishqyrtohen. Ndër to është bërë fjalë sidomos për Projektligjin pёr përdorimin e gjuhëve, Projektligjin pёr lirinё fetare dhe pozitën juridike tё bashkësive fetare, Projektligjin pёr trashёgiminё kulturore dhe Ligjin për drejtёn e autorit.

Berisha takon kryetarët e komisioneve