Lajmet e fundit

Dëgjim publik në Komisionin Parlamentar për Arsim…

, 12.04.2006




Komisioni për Arsim, Shkencё, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i Komisionit , mbajti sot një dëgjim publik lidhur me Projektligjin pёr botimin e teksteve shkollore, mjeteve mёsimore, lektyrёs shkollore dhe dokumentacionit pedagogjik.

Në debatin mjaft të gjerë, pjesëmarrësit theksuan se ky Projekt paraqet një bazë shumë të mirë për të begatuar legjislacionin e vendit me një Ligj që rregullon një materie me interes në fushën e botimeve për nevoja të arsimit.

Para të pranishmëve paraqitej njëlloj dileme sa i përket çështjes se a duhet të kemi tekste alternative apo jo, athua mos është kjo ndonjë luks për rrethanat kosovare. Përkitazi me këtë, mbretëroi mendimi se së pari duhet të nisemi nga fakti që botimi i tekstit të përfillë kriteret e mirëfillta shkencore, didaktike e artistike. Nëse kjo arrihet, atëherë botimet hyjnë në konkurrencë dhe brenda pak vitesh tekstet më të mira do të përballojnë konkurrencën, përkatësisht do të hyjnë në përdorim të gjerë. Kjo është edhe një formë e thyerjes së monopoleve, përkatësisht e liberalizimit të tregut në këtë lëmë.

Edhe në këtë rast u bënë vërejtje sa i përket terminologjisë, e cila siç u tha, duhet të jetë e saktë dhe në pajtim me normën e gjuhës letrare.

Dëgjim publik në Komisionin Parlamentar për Arsim…