Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Berisha priti ambasadorin e Kroacisë në Beograd, Tonqi Staniqiq

, 12.04.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sot ambasadorin e Kroacisë në Beograd, Tonqi Staniqiq, dhe ka biseduar me te për zhvillimet në Kosovës dhe për bashkëpunimin ndërmjet ty dy vendeve.

Kryeparlamentari Berisha e ka njoftuar zotin Staniqiq për të arriturat e institucioneve të Kosovës, për vështirësitë aktuale të vendit, si dhe për rrjedhën e bisedimeve të Vjenës për përcaktimin e statusit politik të Kosovës.

Berisha është shprehur i bindur se shteti i pavarur i Kosovës do të jetë i hapur, demokratik dhe do të garantojë të drejta të plota për të gjitha minoritetet, përfshirë edhe atë kroat. Ai më këtë rast ka falënderuar Kroacinë për atë që ka bërë në vitet 90-ta për Kosovën, është angazhuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy vendeve dhe ka përmendur mundësitë e bartjes në Kosovë të përvojave shtetformuese të kroate.

Ambasadori i Kroacisë në Beograd, Tonqi Staniqiq, ka vlerësuar progresin e bërë në Kosovë dhe ka shprehur interesin e vendit të tij, që si vend i rajonit të ketë bashkëpunim gjithëpërfshirës me Kosovën. Lidhur me bisedimet e Vjenës, ndërkaq, diplomati kroat është shprehur se duke qenë palë e paanshme, Kroacia mund ta ndihmojë procesin e negociatave për statusin e Kosovës.

Kryeparlamentari Berisha priti ambasadorin e Kroacisë në Beograd,  Tonqi Staniqiq