Lajmet e fundit
Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë vizitoi institucionet shëndetësore në Fushë - Kosovë
, 14.04.2006
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Famire Mulhaxha- Kollçaku, kryetare e Komisionit, ishte sot në një vizitë në institucionet shëndetësore në Fushë - Kosovë.
Në qendër të vëmendjes së kësaj vizite ishte zbatimi i Ligjit për Shëndetësi dhe i udhëzimeve administrative. Komisioni u njoftua për së afërmi me rrethanat në të cilat veprojnë këto institucione, si dhe me vështirësitë që hasin ato gjatë veprimtarisë së tyre. Ndër problemet me të cilat ballafaqohen këto institucione, si dhe pacientët, u theksua çështja e furnizimit të barnatoreve, sidomos për mungesën e barnave nga lista esenciale, të cilat jepen pa pagesë.