Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ua uron Pashkët të gjithë shqiptarëve të besimit katolik

, 14.04.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ua uron Pashkët të gjithë shqiptarëve të besimit katolik. Në tekstin e urimit të kryeparlamentarit të Kosovës thuhet:
“Këtë festë të ringjalljes, të shpresës dhe të besimit, sivjet po e festojmë në paqe e lumturi, të bindur se Pashkët e vitit të ardhshëm do t’i festojmë në Kosovën e pavarur dhe sovrane, demokratike, të integruar në mekanizmat evropianë dhe euroatlantikë dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli shqiptar është pjesë e civilizimit evropian dhe shumë shpejt do ta gjejë veten në familjen e madhe evropiane.
Urojmë, në këtë festë të madhe të Pashkëve, që ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës të bëhet realitet, sepse Pashkët e sivjetshme janë Pashkë të vitit të bërjes së shtetit të pavarur të Kosovës. Për shumë mot Pashkët!”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, i dërgoi një telegram urimi Ipeshkvisë së Kosovës dhe ushtruesit të detyrës së Ipeshkvit të Kosovës, arqipeshkvit Zef Gashi.