Lajmet e fundit

Telegram urim Shkëlqesisë së Tij, Arqipeshkvit, imzot Zef Gashi

, 14.04.2006




IPESHKVISË SË KOSOVËS,
Ushtruesit të detyrës së Ipeshkvit të Kosovës,
Shkëlqesisë së Tij, Arqipeshkvit, imzot Zef Gashi Prizren,
16 prill 2006

E nderuara Shkëlqesi, Më lejoni që, në emër të Kuvendit të Kosovës, në emrin tim personal dhe të familjes time, në radhë të parë Ju Shkëlqesi, e përmes Jush edhe Papa Benediktit XVI, të gjithë meshtarëve, rregulltarëve si dhe të gjithë besimtarëve shqiptarë të besimit katolik, t’ua uroj përzemërsisht Pashkët, këtë Ditë të Madhe – Ditën e ringjalljes së Krishtit.

E nderuara Shkëlqesi,
Në histori janë të rrallë ata popuj, jeta, vdekja dhe ringjallja e të cilëve janë pothuajse plotësisht identike me ato të Krishtit, siç është rasti me popullin tonë. Për më tepër, tek ne shqiptarët, ky proces i gozhdimit (në kryq), ky rrugëtim i gjatë nëpër kalvarin e vdekjes, i imponuar nga pushtues të shumtë, kjo lloj vdekjeje apokaliptike, u përsërit disa herë gjatë shekujve, por, po ashtu, falë Zotit, gjakut tonë të derdhur, dhe miqve tanë të shumtë të udhëhequr nga SHBA-të, u kurorëzua me ringjallje, pothuajse biblike.

Shkëlqesi e nderuar,
Për dallim nga herët e tjera, kësaj radhe Festa e Pashkëve i ka dy të veçanta: - e para, po shënohet pa prezencën fizike të Presidentit tashmë të ndjerë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, dhe të ish-Ipeshkvit të Kosovës, imzot Mark Sopi, dhe, - e dyta, kjo festë po kremtohet në vitin kur gjakun e derdhur të mbi gjashtëqind brezave, Kosova tani po e kurorëzon me status të qartë - me pavarësinë e plotë të saj.

Me nderime dhe respekt të veçantë,
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,
Kolë M. BERISHA