Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa

, 18.04.2006




Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit, shqyrtoi sot Projektligjin për përdorimin e gjuhëve dhe Projektligjin për ushqimin. Komisioni përkrahu në parim Projektligjin për përdorimin e gjuhëve, por theksoi se zbatimi i tij ka kosto të lartë të buxhetit, duke ditur se pas fillimit të aplikimit të këtij Ligji, numri i mësimdhënësve në arsimin kosovar do të shtohet për një mijë veta. Ndërkaq, Qeveria nuk ka dhënë një pasqyrë të saktë të shpenzimeve me rastin e zbatimit të këtij Ligji.

Po kështu, ky Komision përkrahu për procedim të mëtejmë edhe Projektligjin për ushqimin, por propozoi që nga ky ligj të hiqen nenet 44 dhe 45 në të cilat parashihej, që në kuadër të Agjencionit të Ushqimit , të formohen edhe trupi këshillëdhënës dhe ai shkencor. Këto dy trupa, sipas këtij propozimi, nuk do të përmenden as në nenin 46.

Mbledhja e Komisionit  Parlamentar për Buxhet dhe Financa