Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur zëvendësin e ri të PSSP-së, Steve Schook

, 21.04.2006




Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, ka pritur sonë një takim njohës zëvendësin e ri të Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Steve Schook, i cili shoqërohej nga kryeadministratori Soren Jessen-Petersen.

Petersen e ka prezantuar para kryeparlamentarit Berisha zëvendësin e tij që vjen nga SHBA-të, Steve Schook, kurse kreu i legjislativit të vendit, duke i uruar mirëseardhje dhe punë të suksesshme në detyrën e re, ka shprehur bindjen e tij të fuqishme se do të vazhdojë bashkëpunimi i mëtejmë ndërmjet UNMIK-ut dhe Kuvendit të Kosovës dhe se zëvendëskryeadministratori i ri do të jetë njësoj kooperativ si paraardhësi i tij, Rosin.

Bashkëbiseduesit pastaj kanë këmbyer mendime dhe informacione për zhvillimet aktuale në Kosovës dhe kanë shprehur gatishmërinë reciproke për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Zëvendësi i PSSP-së, Steve Schook, është shprehur i kënaqur që sërish gjendet në Kosovë dhe optimist për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha,  ka pritur zëvendësin e ri të PSSP-së, Steve Schook